Drita rinovon kontratën edhe me mbrojtësin Cuculi

03 qershor 2020 | 12:21

Ardian Cuculi ka vazhduar kontratën me Dritën edhe për dy vite tjera. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Dritës.

“Është arritur marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin tonë Ardian Cuculi edhe për dy vitet e ardhshme. Cuculi është një prej lojtarëve kyç të skuadrës andaj drejtuesit e klubit i kanë besuar që të jetë me ne deri në vitin 2022. Drejtori sportiv, Valon Zymberi është shprehur tejet i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me Cuculin, të cilin e konsideron tejet të rëndësishëm në projektin e madh që ka klubi. Vazhdojmë të punojmë pa ndërprerë drejt synimeve tona”, ka njoftuar skuadra e Dritës.

Skuadra nga Gjilani ka rinovuar kontratën edhe me trajnerin Ardian Nuhiu dhe kapitenin Ardian Limanin.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I nomunuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti,…