
Drita shkëlqen ndaj Drenicës
09 dhjetor 2020
| 15:00
Ashti sikurse Feronikeli dhe Prishtina, edhe skuadra e Dritës ka realizuar fitore me rezultat 3-0.
Kampionët në fuqi të Superligës e mposhtën Drenicën në Skenderaj. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Drita kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Almir Ajzeraj. Në fillim të pjesës së dytë, Fidan Gërbeshi realizoi nga penalltia për 0-2. Golin e tretë për gjilanasit e shënoi në fund të ndeshjes, Betim Haxhimusa.
Drita përforcohet në vendin e parë me 39 pikë, kurse Drenica është në vendin e tetë me 18 pikë.
(Epoka e re)