
Drita sonte luan kundër Differange
08 korrik 2025
| 08:34
Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arena e përballjes mes Dritës dhe kampiones së Luksemburgut, Differange, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Champions League.
Kjo ndeshje pritet të nisë sonte nga ora 20:00.
Kampionia e Kosovës llogaritet si favorite, të paktën në letër, e mbetet të shihet nëse skuadra e Zekirja Ramadanit do ta kalojë këtë sfidë.
Vetë Ramadani dje gjatë konferencës për medie tha se janë gati për lojën.
Ai u shpreh qartë se qëllimi kryesor është kalimi në raundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Edhe trajneri kundërshtar, Pedro Silva, ka deklaruar se nuk do të vijnë për pushime në kryeqytetin e Kosovës.
Mbetet të shihet se si do të ecin gjërat për ekipin e Dritës.