Driton dhe Durim Beqiri, vëllezërit kampionë në Gjermani, ëndërrojnë ta përfaqësojnë Kosovën

01 gusht 2022 | 17:16

Dy vëllezërit me origjinë nga Mitrovica, Durim dhe Driton Beqiri, kanë arritur suksese të mëdha në shtetin e Gjermanisë në sport, konkretisht në boks dhe kikboks.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Durim Beqiri është 14-vjeçar dhe është kampion në shtetin e Gjermanisë në kikboks. Ai ushtron në klubin BodyguardTeam Akademie Aachene.V, me trajner Sifu Halil Beqiri, i cili është dhe babi i tij e që prej vitesh kontribuon në fushën sportive si në Kosovë ashtu dhe në Gjermani. I suksesshëm sa Durimi është dhe vëllai i tij 20-vjeçar Dritoni, i cili ka rreth 20 meçe në kikboks, e të cilat i ka realizuar në Gjermani dhe Zvicër.  Ai po ashtu është asistent i klubit Bodyguard Team Akademie Aachene.V. Kampioni Durim Beqiri, ka thënë për gazetën  “Epoka e re”, se që nga mosha tetë vjeçare ka filluar që të merret më këtë sport.

“Në moshën tetë vjeçare kam filluar të merrem më këtë sport dhe kam filluar në klubin BodyguardTeam Akademia dhe e kam fituar titullin kampion në boks dhe kikboks. Tri herë jam më i mirë në boks dhe dy herë në kikboks. Në kikboks kam fituar më 15 shkurt të vitit 2020”, ka thënë ai, i cili më dëshirën më të madhe do të përfaqësonte edhe Kosovën. “Me gjithë dëshirë do ta përfaqësoja edhe Kosovën sikur këtu të kishte kushte dhe disiplinë më të madhe për këtë sport”, ka shtuar ai. Halil Beqiri i njohur si “Sifu” Halil Beqiri, ka thënë se emrin “Sifu”, është një titull që vjen nga Kina e që do të thotë mjeshtër. “Unë merrem më një sport luftarak  për vetëmbrojtje e që e ka prejardhjen nga Kina është zbuluar nga një femër murgeshë, budiste”, ka thënë ai. Beqiri e la Kosovën pas punës dhjetëvjeçare, në saje të mos përkrahjes institucionale, për të vazhduar rrugëtimin në shtetin gjerman, atje ku jeton dhe punon.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Kemi pas shkollat në Kosovë për 10 vite me radhe e që janë quajtur shkollat e vetëmbrojtës dhe kemi bërë shumë trajnime të ndryshme me fëmije, femra dhe djem, Trupat Mbrojtëse të Kosovës, FSK-në, Policët tanë vendor dhe ndërkëmbimet”, ka deklaruar ai. Tutje Beqiri shtoi se ai ka 117 studentë dhe nxënës të cilët i trajnon në fushat të mbrojtës dhe vetëmbrojtës, por edhe në boks dhe kikboks.

 

“Mbas dhjetë vitesh jemi kthyer sërish në Gjermani dhe atje e kemi hapur shkollën tonë për vetëmbrojte e që quhet BodyguardTeam dhe atje i kemi 117 nxënës e që mbajmë trajnime të ndryshme, por në bazë të trajnimeve të shpeshta dhe intensive kemi zhvilluar dhe drejtime të ndryshme, përpos vetëmbrojtës, pra bëjmë gara në boks dhe kikboks. Kam student-nxënës të ndryshëm”, ka thënë ai. Tutje Beqiri, foli dhe për sukseset e të djemve të tij, për të cilën gjë tha se ai dhe fëmijët e tij kanë dëshirë që një ditë ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare. “Këtu i kam dhe dy djemtë e mi, Durimi 14 vjeçar që është kampion boks në Gjermani në junior dhe është kampion boks dhe kikboks. Si dhe Dritoni ka bërë afër tridhjetë meçe në Gjermani, Zvicër dhe Austri dhe është shumë i talentuar. Unë i propozoj çdo prindi që t’i orientojnë fëmijët e tyre në aktivitet sportive, pra të merren me sporte, pamarre parasysh se cilën disipline sportive, pasi sporti është disiplinë ku të orienton qoftë në trup të mirë, ashtu dhe në tru të shëndoshë”, ka shtuar ai.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Jemi munduar për 10 vite më radhë në Kosovë dhe kam pas shkolla të vetëmbrojtës në tërë Kosovën. Jemi munduar shumë, por për fat të keq s’kemi pas përkrahje as nga institucionet, as nga askush dhe pas dhjetë vitesh e kemi pa që e vetmja rrugë që mund të arrijmë në këtë drejtim është që të kthehemi serish në Gjermani. “Unë do të doja që fëmijët e mi ta përfaqësojnë edhe Kosovën dhe gjithherë kam ëndërruar që të s’lirohet Kosova dhe të bëjmë më të mirën për vendi tonë. Shpresoj që institucionet do të vetëdijesohen dhe t’i përkrahin rininë në mënyrë që të bëjmë më të mirë për vendin tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kampion bote ikën, një tjetër vjen. Skuadra e Aston…