Drogba: Hazardi do të mbetet legjendë te Chelsea

28 mars 2019 | 17:17

Ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba ka folur sot për mediet angleze sa i takon një largimi të mundshëm të Eden Hazardit nga skuadra e Bluve të Londrës.

Sipas Drogbas cilado që të jetë zgjedhja e tij, Hazradi do të mbetet një legjendë te skuadra e Chelseat.

“Çfarë ka bërë Hazard te Chelsea nuk e ka bërë askush. Që në ditën e parë kur erdhi këtu tha që do të bëhet më i mirë dhe besimi që kishte në vete e ka bërë lojtarin më të mirë në Premier Ligë. Për mua, ai do të mbetet një legjendë e skuadrës, edhe në rast se largohet”, ka deklaruar Drogba.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nënë me dy mitra ka sjellë në jetë dy…