Nëna me mitër të dyfishtë lind dy herë brenda muajit

28 mars 2019 | 17:16

Një nënë me dy mitra ka sjellë në jetë dy binjakë një muaj pas lindjes së fëmijës së parë. Arifa Sultana, 20 vjeç, nga Bangladeshi prej një muaji kujdesej për djalin e saj, të lindur përpara kohe.

Por 26 ditë më vonë ajo u trondit kur i shpërthyen ujërat e përsëri. Gruaja shkoi me urgjencë në spital, në lagjen “Jessore’.

Mjekët u habitën kur zbuluan se kishte edhe dy foshnje të tjera që ishin gati për të ardhur në jetë në atë moment.

U zbulua se gruaja kishte një mitër të dyfishtë – një gjendje shumë e rrallë që një grua mund të ketë që nga lindja pa e kuptuar.

Sheila Poddar, një gjinekologe që trajtoi gruan, i tha “AFP” se nëna e tashmë 3 fëmijëve nuk e kuptoi se ishte ende shtatzënë me binjakët. ‘Ujërat e saj shpërthyen pas 26 ditësh pas lindjes së fëmijës së parë dhe ajo nxitoi tek ne’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rhian Sugden ka ngacmuar ndjekësit e saj me anë të…