Droni ukrainas shkatërron anijen ruse

04 gusht 2023 | 15:41

Është publikuar një video ku shihet një dron uji që afrohet për ta goditur një anije lufte e cila supozohet se është e Rusisë.

Anija besohet se nuk është pjesë e flotës ushtarake të Kremlinit, dhe kjo, siç thuhet, regjistron rastin e parë që Ukraina kryen një sulm ndaj një mjeti të tillë komercial ujor.

Anija që pretendohet se u qëllua, ani se momenti final i goditjes së dronit nuk është kapur, pasi u ndërpre video, po lundronte në ujërat e zonës Novo-rosi-jysk në Detin e Zi, transmeton KlanKosova.tv.

Aty ka një port të madh që shërben si bazë detare, kantier ndërtimi për anije, por edhe si terminal nafte.

Moska e ka akuzuar Kievin se po ia sulmon flotën detare në këtë zonë ndërsa ka pretenduar se vetëm 24 orët e fundit i ka shkatërruar dy dronë ujor të Ukrainës.

Kjo e fundit nuk ka komentuar as këtë pretendim, por as sulmin ndaj anijes komerciale, me arsyetimin se bëhet fjalë për politika të sigurisë kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq thotë se projekti “Open Balkan” është…