Drtian Abazoviqi shpall propozimin për qeveri të pakicës, pa emrin e mandatarit

17 janar 2022 | 15:45

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar në një konferencë për media të hënën se Koalicioni “Crno na bijelo”, ofron krijimin e qeverisë së pakicës në Mal të Zi. Ai ka thënë se ky propozim është njëra nga zgjidhjet e mundshme të krizës së pushtetit në këtë vend.

Abazoviqi ka thënë se kërkesën do t’ua drejtojë 81 deputetëve, duke theksuar se aty nuk do të kishte vend për DPS-in e Gjukanoviqit dhe Frontin Demokratike pro serb. Po ashtu, Abazoviqi ka thënë se nëse ai pyetet, në Qeverinë e re të Malit të Zi do të kishte vend edhe për disa ministra të qeverisë aktuale.

I pyetur rreth emrit të kryeministrit të ri, Abazoviqi ka thënë se nuk kanë menduar rreth sepse fillimisht është e rëndësishëm përkrahja për këtë propozim.

Abazoviqi ka bërë me dije se për të gjitha këto e ka njoftuar edhe kryeministrin aktual,  Zdravko Krivokapiq, duke theksuar se me të ka raporte korrekte.

Sipas Abazoviq, DPS-j nuk do të kthehet në pushtet dhe se qëllimi i propozimit të tij ndërlidhet me zhbllokimin e rrugës evropiane.

Ai ka thënë se partnerët ndërkombëtarë kërkojnë stabilitet të cilin do të duhet ta arrijnë forcat e brendshme në vend dhe se këta partnerë as nuk po e krijojnë qeverinë e re e as nuk po e rrëzojnë qeverinë aktuale.

Abazoviqi ka shtuar se zgjedhjet e reja mbesin opsion i hapur duke theksuar se nëse dikush në Malin e Zi ka një opsion tjetër, janë të hapur për ta dëgjuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi e ka gjetur veten në udhëkryq për të…