Dua Lipa kryeson top listën e albumeve më të mira për të tretën javë radhazi

02 maj 2020 | 13:42

Këngëtarja Dua Lipa më 27 mars të këtij viti publikoi albumin e saj të ri, njëherësh të dytin në karrierën e saj.

Ajo po shijon një sukses të jashtëzakonshëm me këtë album, pasi pothuajse po hyjmë në javën e tretë që “Future Nostalgia” vazhdon të renditet në vendin e parë në top listën zyrtare të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar.

Ka qenë Dua ajo e cila ka rishpërndarë së fundmi në InstaStory, një nga shkrimet e Official Charts, që e pasqyron këtë sukses.

“Future Nostalgia” përmban gjithsej 11 këngë, të cilat janë publikuar tashmë të gjitha edhe në kanalin YouTube. Me klipe deri më tani janë të shoqëruar katër nga 11 këngët e albumit: “Don’t start now”, “Future Nostalgia”, “Physical” dhe “Break my heart”.

Për të promovuar albumin ishte paraparë edhe një turne muzikor me po të njëjtin emër, “Future Nostalgia”, por që i njëjti është shtyrë për vitin e ardhshëm shkaku i pandemisë coronavirus. Dua përndryshe aktualisht po qëndron e karantinuar në Londër, së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se e respekton…