
Dua Lipa mesazh live për shqiptarët: Tirana ka vend të veçantë në zemrën time, do vij shumë shpejt
04 shkurt 2022
| 16:01
Ylli i muzikës botërore, shqiptarja Dua Lipa, përmes një videomesazhi drejtuar të gjithë të rinjve shqiptarë ka premtuar një tjetër vizitë në Tiranë në kuadër të aktiviteteve për ‘Tirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë’.
“Tirana ka një vend të veçantë në zemrën time. Në Tiranë e ndjej veten si në shtëpi. Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve dhe jam e sigurt që do të jenë një sukses i garantuar. Ju dua shumë”, tha Dua Lipa.