Dua Lipa nga Prishtina: Mezi po e pres natën e sotme

04 gusht 2022 | 14:55

Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë për festivalin Sunny Hill ku do të performojnë artistë të skenës botërore dhe shqiptare.

Ylli shqiptar me famë botërore ka ndarë disa fotografi nga Prishtina, nga parku i Gërmisë aty ku do të mbahet festivali, ndërsa shprehet se mezi po e pret natën e sotme.

“Mezi po pres natën e sotme, nata 1 nga 4, Sunny Hill Festival”, ka shkruar Dua.

Kujtojmë që festivali do të zgjasë deri me datë 7 Gusht në Prishtinë ndërsa në Tiranë do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 Gusht. Skepta, J Balvin, Mahmood janë vetëm disa prej yjeve botërorë që do të ndezin skenën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Coolidge ka zbuluar se ka fjetur me 200 persona…