Dua Lipa: Prishtina jeme sa shumë të du

11 gusht 2018 | 14:37

Këngëtarja kosovare Dua Lipa, ka shprehur falënderime të shumta për gjithë ata që mbrëmë ishin të pranishëm në festivalin “Sunny Hill” i cili u mbajt në parkun “Gërmia” në Prishtinë.

“Prishtina jeme sa shumë të du. Faleminderit për mikëpritjen”, janë disa nga fjalët shqip që i ka shkruar Lipa në profilin e vet në “Instagram”.

Duke i bashkëngjitur një sërë fotografish, ajo ka thënë se Prishtina ka ndryshuar shumë që nga hera e fundit kur ishte, 2 vjet më parë.

Thotë se ndihet shumë krenare që performoi në Prishtinë dhe dha gjithë atë performancë që gjithmonë kishte dashur ta bëjë.

https://instagram.com/dualipa/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Bieber është parë shumë emocional në disa fotografi të…