Dua Lipa tani edhe aktore, nis xhirimet e filmit të parë

02 shtator 2021 | 13:17

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka nisur xhirimet për filmin e saj të parë.

Burime të TMZ kanë zbuluar se Dua ishte e ftuar në mesin e shumë personazheve për mbledhjen e fondeve në NYC (në Met Gala), por nuk kishte mundur të marrë pjesë për shkak të xhirimeve të filmit ‘Argylle’.

Ky film është i pari në të cilin do ta shohim Duan, ku do të luajë bashkë me disa nga emrat më të mëdhenj të Hollywood-it si Samuel L. Jackson , Henry Cavill , Bryan Cranston , Bryce Dallas Howard , John Cena , Sam Rockwell dhe Catherine O’Hara.

Met Gala do të mbahet të hënën me 13 shtator pa prezencën e Duas, ku do të shfaqen emra tjerë të të famshmëve si Beyonce , Kim Kardashian West , Jennifer Lopez , Rihanna , Harry Styles , Lupita Nyong’o , Camila Cabello , Addison Rae dhe Lewis Hamilton.

Dua Lipa - YouTube

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radomir Llaban, i cili aktualisht është gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese…