Dua Lipa tërheq vëmendjen e Vogue: Një Barbie e vërtetë!

25 nëntor 2019 | 18:35

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa është pikasur ngahera për stilin e saj në të veshur. Por, së fundmi, Lipa duket se ka tërhequr vëmendjen e revistave prestigjioze të modës, si “Vogue” apo “Glamour”.

Ata e kanë klasifikuar këngëtaren për paraqitjen e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “AMA Awards”, si një prej artisteve të veshur më bukur. “Dua Lipa ishte si Barbie, e veshur me Miu Miu, me pak fjalë i ishte përshtatur kodit të veshjes në AMA”-ka shkruar “Vogue”.

Sikundër mund të shihet në foton e mëposhtme, Dua kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë rozë, një palë taka të zeza, si dhe një varëse me gurë smeraldi.

Risjellim në vëmendje se këngëtarja me origjinë shqiptare gjithashtu u cilësua si ndër të veshurat më bukur, në evenimentin “Met Gala”, që u mbajt këtë vit në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas vendimit…