Dua Lipa uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

14 prill 2021 | 14:48

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë një urim me rastin e muajit të Ramazanit.

Këngëtarja postoi një fotografi të një buqete me lule, ndërsa uroi që muaji i Ramazanit të sjell lumturi e paqe tek të gjithë.

“Muaji i Ramazanit. Shpresoj që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk për të gjithë ata që po agjërojnë në të gjithë botën”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar lidhur me kanosjen…