Dua Lipa zbulon lajmin e mrekullueshëm

10 shkurt 2019 | 12:56

Mbrëmjen e së dielës zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy. Këngëtarja Dua Lipa ka zbuluar lajmin fantastik. Ajo do të debutojë në mbrëmjen gala me performancën e saj dhe do të dhurojë spektakël në skenën gjigante.

Në skenë do t’i bashkohet këngëtarja St. Vincent për një performancë unike. Dua është nominuar për herë të parë në Grammy.

Ajo mori dy nominime në kategorinë “Best New Artist” dhe në “Best Dance Recording”. Në kategorinë e parë, Lipa përballet me Bebe Rexhën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heidi Klum nuk bën shaka kur vjen puna te planifikimi…