Dua, më e dashuruar se kurrë
10 shtator 2020
| 11:24
Prej më shumë se një viti këngëtarja Dua Lipa dhe partneri i saj Anwar Hadid po shijojnë lidhjen e dashurisë dhe janë pjesë e përditshme e shtypit rozë.
Dy zogjtë e dashuruar janë bërë thuajse të pandarë nga njëri-tjetri dhe gati në çdo foto të shkrepur vitin e fundit janë sigurisht së bashku.
Madje lidhja e tyre tashmë e konsoliduar vazhdon të bëhet serioze dita-ditës, aq sa Dua vendosi të bëjë një sakrificë të madhe për të dashurin e saj.
Këngëtarja shqiptare ka vendosur ta lërë Londrën dhe të zhvendoset në Los Anxhelos. Kjo vetëm për të qenë sa më pranë Anwarit.



