Dua merr vëmendjen e Facebookut, gjiganti i rrjeteve sociale e quan “mbretëreshë të Shqipërisë”

17 gusht 2022 | 14:02

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këto ditë ndodhet në Shqipëri.

Ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me familjen në jug të shtetit shqiptar, pak para se të bëhet gati për paraqitjen e saj në festivalin “Sunny Hill” në Tiranë, që mbahet në fund të gushtit.

Ndërkohë, 26-vjeçarja u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram disa fotografi nga pushimet.

Ajo dukej mjaft atraktive në një sërë fotografish të publikuara së fundmi, ku shihej e veshur me fustan të zi të shkurtër dhe me bregdetin shqiptar në prapavijë.

“Vajza shqiptare në Shqipëri”, shkroi interpretuesja e hitit “New Rules” në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Mes shumë pëlqimeve dhe komenteve, artistja me origjinë nga Kosova mori vëmendjen edhe të vet kompanisë Facebook, e cila i ka lënë një koment përbri fotografive në rrjetin e tyre social.

“Dua Lipa, mbretëresha e Shqipërisë”, i ka shkruar faqja zyrtare e Facebook-ut në mbishkrimin e fotografive këngëtares shqiptare.

Sigurisht që kjo shënon ndër herët e rralla kur theksi i gjigantit global të rrjeteve sociale, vë theksin te kombi shqiptar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi kryeqytetas i futsallit, FC Prishtina 01 ka bërë një…