“Duam dikë me fytyrë të vërtetë”, fansat kritikojnë ashpër yllin televiziv

30 shtator 2020 | 13:50

Fansa kanë reaguar ashpër pasi zbuluan se Khloe Kardashian është bërë fytyra më e re e markës së produkteve të bukurisë Ipsy.

Teksa shumë fansa të yllit televiziv u gëzuan për këtë lajm, por ka edhe shumë të tjerë që shprehën zhgënjimin e tyre me zgjedhjen e kompanisë.

Kjo për faktin e pamjes gjithnjë në ndryshim të Khloe-s, e cila është akuzuar për Photoshop dhe operacione plastike.

“Njihuni me partnerenn tonë më të re të markës Khloe Kardashian! Ja gjithçka që duhet të dini për pasionin e saj për bukurinë”, shkruante Ipsy në faqen e saj zyrtare në “Facebook” të hënën në mbrëmje.

Madje kompania vendosi edhe linkun në blogun e saj me një përshkrim të gjatë të dashurisë së Khloe-s për produktet e bukurisë dhe listën e artikujve kozmetikë të domosdoshëm.

Por postimi u dynd me dhjetëra komente nga klientët, shumë prej të cilave ishin negative.

“Pasioni i saj për bukurinë paska një fytyrë krejt të re”, shkruante një person.

“Ne duam një grua të vërtetë, dikë që mund të shijohet, dikë me një fytyrë të vërtetë, dikush që është e thjeshtë. Kjo nuk është e tillë”, vijoi një tjetër.

Ipsy është një shërbim i personalizuar që u dërgon abonentëve çanta të mbushura me produkte bukurie dhe kozmetike për një tarifë mujore që varion nga 12 deri në 37 dollarë.

Pasi mësuan se Khloe u bë pjesë e saj, disa klientë thanë se po konsiderojnë anulimin e abonimeve të tyre.

"Duam dikë me fytyrë të vërtetë", fansat

"Duam dikë me fytyrë të vërtetë", fansat
"Duam dikë me fytyrë të vërtetë", fansat

"Duam dikë me fytyrë të vërtetë", fansat

"Duam dikë me fytyrë të vërtetë", fansat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Askush nuk dëshiron të tradhtohet, por fatkeqësisht ndodh në masë.…