Duda Balje për ambasadorin Gashin: Nuk është mirë ta përziejë fenë me politikën

30 tetor 2020 | 11:06

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka deklaruar se ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, “nuk ka pasur nevojë ta përziejë fenë me politikën”, duke iu referuar shpërndarjes së postimit të tij në rrejte sociale me karikaturën e profetit Muhamed.

“Kur është në pyetje feja, ne jemi shumë sensitivë. Me atë deklaratë ka qenë pak më radikal, por e kemi kuptuar se ai ka përfunduar me mandatin atje dhe do të kthehet në Kosovë”.

“Mendoj që ai s’ka pasur nevojë për me e përkrahë ose te del ashtu si ka dalë, nuk është mirë me përzierë fenë me politikë”, ka deklaruar ajo në intervistën e “Sytë Shtatë” në “Klan Kosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre të dyshuar janë arrestuar dje në Leposaviq pasi kanë…