Duda Balje, porosi për Lajçakun: Ne e duam atdheun tonë Kosovën, s’vjen në shprehje të ndryshohet Kushtetuta

17 tetor 2020 | 11:13

Deputetja Duda Balje ka dalë kundër qëndrimeve për ndryshim të Kushtetutës së Kosovës.

Derisa vjen nga komuniteti boshnjak, Balje ka thënë se Kosova është atdhe për secilin komunitet dhe e ka quajtur si shtetin më afirmativë të të drejtave të komuniteteve joshumicë.

“Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm! Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurrfarë ndryshimi kushtetues”, ka shkruar Balje në llogarinë e vet në “Facebook”, pas deklaratës së ndërmjetësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se për t’u formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe është e logjikshme të ndërrohet Kushtetuta, meqë nene të saj bien ndesh me një asociacion që po kërkojnë serbët.

Posti i plotë i saj:

Porosi për ata që frymëzojnë ndërrime kushtetuese!

Shteti im Kosova është vatër e konfirmimit të fuqishëm të shtetit më afirmativ të të drejatve të komuniteteve joshumicë.

Çdo përpjekje e cenimit të aktit më të Lartë shtetëror – Kushtetutës është akt i papranueshëm!

Nuk mund të ketë e as që vjen në shprehje kurr kurfarë ndryshimi kushtetues.

Shembull tipik i lajthitjeve dhe lavirintit nga nuk mund të largohesh është Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë që është bërë kancer i BeH! Në Evropë nuk mund dhe nuk do të ketë edhe një ” Republika Sërpska” e konvertuar në ASK!

Ne boshnjakët e adhurojm atëdheun tonë Kosovën kështu siq është dhe i jemi falenderues përjetësisht për mundësin e barabart që na e ka dhënë! Do jemi krah për krahu me popullin shqipëtar në luftën për drejtësi dhe civilizim botëror!

Larg duart nga improvizimet siq është “Republika Sërpska”!

Dhe për fund dy pyetje shumë domethënëse!

Si do të jetojnë komunitetet tjera jo sërbe në ASK – si është kjo e rregulluar?

Kur do të arrihet konsenzusi minimal i partive politike shqiptare në raport me Sërbin?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te oxhaku në kullën moderne të Vëllezërve VIQA në Greme…