Duda Balje reagon me ironi pasi u pa në Shkup afër selisë së Izet Mexhitit: Jo te Izeti, por te Ismeti

30 maj 2025 | 14:07

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, është parë të premten në një kafene në Çarshinë e Shkupit, vetëm disa hapa larg selisë së Izet Mexhitit, lider i Lëvizjes Demokratike dhe një prej figurave kyçe të koalicionit opozitar shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut.

Për Mexhitin është përfolur se ishte personi që i kishte ofruar vendin e punës si profesoreshë në Shkup në këmbim të votës së saj për Albulena Haxhiut si kryekuvendare.

Pas raportimeve se ndodhet në Shkup, ka reaguar vetë deputetja me ironi përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale.

“Jemi në Shkup ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti dhe ju përshëndesim”, ka shkruar Balje në një postim në “Instastory” të “Facebook”-ut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për…