Duhej të shpallej gjendja e jashtëzakonshme që mos të vinte kjo gjendje sot

29 prill 2020 | 10:26

Afaristi Ramiz Kelmendi deklaroi se vazhdimi i masave deri në korrik do të jetë shumë e dëmshme. Kelmendi në Sytë 7 në Klan Kosova theksoi se këto masa do të jenë likuiduese për një pjesë të madhe të gastronomisë. “Këto masa kanë me qenë jashtëzakonisht të dëmshme për ekonominë ndërsa siç duket do të jetë edhe likuiduese për një pjesë të madhe të gastronomisë, më mirë është më zgjatë më shumë dhe gradualisht me u zbute masat, sesa me qenë strikte.

Çdo masë që zgjatë deri në fillim të korrikut është jashtëzakonisht e dëmshme për ekonominë, do të kemi humbje të jashtëzakonshme, në këtë rast do të ketë humbje edhe buxheti ku nuk do të mund të paguaj ndoshta as të ardhurat e veta”, ka thënë Kelmendi.

Ai ka theksuar se liria për vetëm 1 orë e gjysmë e vështirëson jetën e qytetarëve.

“Ndryshimi i regjimit të lëvizjes së lirë me një orë e gjysmë brenda ditës e vështirëson komunikimin e lirë në viset jashtë qytetit. Më mirë me qenë një karantim i gjatë dhe mos me leju me lëviz vetëm ata që kanë nevojë dhe për shtatë ditë numri të arrij në zero e kështu pasojat ekonomike do të jenë shumë më të vogla”, ka deklaruar ai.

Kelmendi, po ashtu, ka folur edhe rreth dëmeve ekonomike, ku vetëm biznesi i tij do të ketë humbje rreth 6 milionë euro deri në korrik. “Për bruto produktin vendor është dikur rreth 150 milionë, shembull për biznesin tim humbja mujore është në këtë rast 1.5 milionë euro në muaj, pra nëse kjo zgjatë deri në korrik del që kompania do të humbë deri në 6 milionë”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi ka theksuar se ndihma prej 170 eurosh nga qeveria duhej t’u jepej sapo është shpallur pandemia dhe se kërkimi i parave nga diaspora ishte paaftësi e qeverisë.

Kelmendi, po ashtu, theksoi se po të shpallej gjendja e jashtëzakonshme me kohë edhe gjendja politike në vend do të ishte më e mirë. “Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për ndihma sociale. Në këtë rast të pandemisë ish dashtë që në momentin kur është shpallë gjendja e izolimit, qeveria të intervenojë menjëherë me 170 euro në mënyrë që këto ta rrisë konsumin dhe ta mbajë ekonominë gjallë. Sigurisht që do duhej të shpallej, sikur të shpallej gjendja e jashtëzakonshme nuk do të kishim këtë gjendje të jashtëzakonshme politike, në këtë rast qeveria ka humbur shumë dhe institucionet tjera kanë humbë shumë që nuk kanë leju me shpallë gjendjen e jashtëzakonshme duke u friku nga ndikimi politik nga Presidenti.

Shteti në momentin që ka kërkuar financim nga diaspora ka tregu paaftësinë e vet financiare për të mbështetur kërkesat e mëdha që lindin.

Diaspora është e prekur vetë dhe dëmin më të madhe që do ja sjellë ekonomisë kosovare do të jenë remitancat meqë do të mungojnë së paku 500 milionë”, ka thënë Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Bashkimin në Korenë e Jugut, Kim Yeon-Chul iu…