Duhet të ketë më shumë investime të partneritetit publiko-privat

30 prill 2018 | 07:59

Drejtori i D&D Business Support Center, Safet Fazliu, i cili më parë ishte drejtor i Agjencisë për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme në kuadër të MTI-së, ka thënë se në Kosovë duhet të aplikohet modeli i Partneritetit Publiko-Privat (PPP) sa iu përket investimeve në resorët e mëdhenj.

Ai në një bisedë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se ka iniciativa të pakta në investime përmes PPP-ve.

Fazliu ka pohuar se vendi ynë ka potenciale dhe mundësi të shumta për shtimin e investimeve përmes PPP-ve, në veçanti në nivelin lokal.

“Epoka e re”: Z. Fazliu, sa ka pasur investime në Kosovë në bazë të Partneritetit Publiko Privat (PPP)?
Fazliu: Që nga viti 2009 Kosova ka një mjedis ligjor dhe institucional si dhe një direktivë që rregullon sistemin e PPP-së, të qartë, modern dhe në përputhje me direktivat e BE-së. Pavarësisht prej kësaj, përvoja e institucioneve të Kosovës për identifikimin, implementimin dhe monitorimin e projekteve përmes PPP-ve është ende modeste. Si rrjedhojë e kësaj, kemi iniciativa të pakta në investime përmes PPP-ve, me një sasi të kufizuar investimesh që janë përmbyllur dhe disa të tjera në planifikim e sipër. Përveç Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, si një projekt më i madh investiv që është realizuar përmes koncesionimit si një nga format e PPP-ve dhe disa projekteve të vogla në komuna, deri më tani nuk është realizuar ndonjë investim që vlen të theksohet përmes PPP-ve. Vlera e investimeve të përgjithshme përmes PPP-ve vlerësohet të jetë rreth 100 milionë euro, e që në këtë shumë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës përbën pjesën dërrmuese të investimeve, pasuar me disa investime të vogla në komunën Gjilan dhe Prizren. Krahas investimeve të deritanishme, Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka hyrë në një kontratë të investimit përmes partneritetit publiko-privat me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, e që ky pritet të jetë investimi më i madh në Kosovë përmes PPP deri tani.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të…