Duka para ndeshjes së madhe të Kosovës: Ndoshta sot mund të ishin dy…
31 mars 2026
| 16:53
Sonte ( e martë) zhvillohet ndeshja e madhe e play offit mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë për Kampionatin Botëror.
Gjatë tërë ditës kishte reagime të ndryshme në përkrahje të Dardanëve, transmeton klankosova.tv
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FShF), Armand Duka, ka publikuar një postim në rrjetet sociale, duke motivuar Kosovën para përballjes së madhe.
“Ndoshta sot mund të ishim dy…, por edhe kështu, jemi një. Me krenarinë që na dha Shqipëria dhe shpresën që na jep Kosova. Forca djemtë tanë!”, ka shkruar Duka.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në ora 20:45.



