Duka: Shqipëria do t’i luajë ndeshjet si e barabartë

02 dhjetor 2023 | 23:11

Goglat rezervuan Kroacinë, Spanjën dhe Italinë si kundërshtarë të Shqipërisë në Euro 2024.

Kuqezinjtë synojnë mrekullinë, në një grup me rivalë shumë të mëdhenj në emër. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale, pas shortit.

Postimi: 

Spanja, Italia e Kroacia do të jenë kundërshtarët e Kombëtares sonë kuqezi në finalet e Kampionatit Europian ‘‘Gjermani 2024“. Është një grup shumë i bukur dhe i fortë njëkohësisht. Por futbolli është plot surpriza. Jam i bindur që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet si e barabartë ndaj të tre rivalëve.

Respekt për Spanjën, Italinë e Kroacinë. Por pavarësisht eksperiencës së tyre në finalet e këtj kompeticioni, ne nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani. Do të shkojmë të luajmë futboll ⚽️ dhe të provojmë të gjitha mundësitë tona. Ne kemi bërë një sezon të mrekullueshëm dhe jam i bindur që Shqipëria do të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Gjermani vitin e ardhshëm. Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Spanjës Luis de la Fuente ishte në Hamburg…