Bayern Munich nuk është më në planet e tij, portieri i talentuar refuzon të mendojë për rikthimin
Ish-portieri i Bayern Munichut, Tom Ritzy Hülsmann, ka bërë të qartë se rikthimi te gjiganti bavarez nuk është pjesë e planeve të tij aktuale. Edhe pse raportohet se klubi gjerman ka ruajtur një klauzolë për riblerjen e tij, 22-vjeçari është i përqendruar te karriera në Francë, ku po shkëlqen me fanellën e Stade Reimsit.
Tom Ritzy Hülsmann, një nga talentet që dikur konsiderohej premtues në akademinë e Bayern Munichut, nuk e ka ndër mend të rikthehet së shpejti në klubin ku kaloi një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të tij si futbollist.
Portieri gjerman, i cili gjatë verës iu bashkua Stade Reimsit në ligën e dytë franceze, është shprehur i kënaqur me situatën e tij aktuale dhe nuk e sheh rikthimin në Mynih si një objektiv të karrierës, raporton Express.
Në një intervistë për platformën e njohur Transfermarkt, Hülsmann u pyet për raportimet se Bayern Munich ka përfshirë një klauzolë riblerjeje në marrëveshjen e transferimit të tij.



