Pamje nga një qendër në Rashkë ku po votojnë edhe serbët nga Kosova, dy gra alivanosen

25 tetor 2026 | 09:19

Prania e votuesve nga Kosova në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka shkaktuar “bllokadë” në njē qendër votimi në Rashkë.

Sipas mediumit KoSSev, vëzhguesit kanë konfirmuar se aty  janë krijuar radhë të gjata. Po ashtu, raportohet se dy gra kanë humbur ndjenjat derisa kanë hyrë për të votuar.

Sipas informacioneve jozyrtare të KoSSev, fluksi i madh i votuesve dhe kapacitetet e kufizuara të vendvotimeve për t’i pranuar të gjithë qytetarët kanë shkaktuar pritje të gjata, ndërsa ka pasur edhe shtyrje mes votuesve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump votoi në West Palm Beach, Florida,…