Dukagjin Lipa: Qëllim i ‘Sunny Hill Festival’, promovimi i Kosovës

15 korrik 2019 | 15:01

Festivali, tashmë i përvitshëm “Sunny Hill 2019”, pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë.

Organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa, ka thënë se qëllimi i këtij eventi është “promovimi i vendit tonë dhe i artistëve tanë, që artistët botërore të shohin çfarë njerëz të mirë ka Kosova”.

Në një konferencë për medie, ai ka bërë me dije se festivali gjithnjë do të jetë në rritje dhe se çdo vit do të këtë mysafirë që janë në toplistat botërore.

Gjatë kësaj konference është nënshkruar marrëveshja me “Birra Peja”, e cila do ta mbështes këtë festival.

Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës, kur është pyetur nga gazetarët se a pret ndonjë dekoratë nga presidenti Hashim Thaç është përgjigjur: “Nuk kemi nevojë për dekorata. Në këtë punë e bëjmë për Kosovën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut…