‘Dukagjini’: Aksion i policisë, dyshohet se është vrarë njëri nga plaçkitësit e argjendarisë në Suharekë
30 nëntor 2023
| 14:34
“RTV Dukagjini” bazuar në burime ka raportuar se Policia e Kosovës e ka vrarë njërin nga grabitësit e plaçkitjes në Suharekë.
Gjithashtu në aksion ka mbetur i plagosur edhe një polic, që është jashtë rrezikut për jetën.



