Dukagjini dhe Prishtina e Re ndajnë pikët
22 mars 2026
| 15:09
Dukagjini ka regjistruar një tjetër barazim në Superligë.
Skuadra nga Klina barazoi 1:1 ndaj Prishtinës së Re, që mban vendin e fundit në tabelë.
Me këtë pikë, Dukagjini shkon në kuotën e 34 pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë.
Në anën tjetër, Prishtina e Re arrin në 24 pikë, por mbetet ende në pozitën e fundit në renditje.



