Duke mbuluar gjoksin me duar, Britney Spears nuk ndalet me pozat “topless” (FOTO)

24 tetor 2022 | 12:55

Vetëm ditë pasi çaktivizoi llogarinë e saj në “Instagram”, Britney Spears vendosi që të rikthehet sërish. Këngëtarja e famshme ka ndarë me ndjekësit e shumtë një fotografi ku pozon nudo.

“Rose është dy vjeç, por po sikur koha të jetë një iluzion!!!??? SOT kam të njëjtin gjerdan që mbaj këtu!!! SOT kam të njëjtin gjerdan që mbaj këtu!!!”, ka shkruar 40-vjeçarja bashkëngjitur me pozën në fjalë.

Në foto ylli i hitit ‘Baby One More Time’ shihet duke kapur gjoksin me duar, kishte veshur një palë pantallona të shkurtra xhins dhe e kombinoi me një varëse në qafë.

Postimi mori një sërë komentesh nga ndjekësit e këngëtares, pasi ndjekësit kërkuan të sqaronte se çfarë donte të thoshte në postimin e saj dhe të cilit i referohej si Rose.

Spears më herët iu referua Rose në një postim në të cilin ajo pozonte me një bluzë të kuqe ndërsa mbante një trëndafil në dorë.

“Mendoj se ajo po përpiqet të thotë, se ndihet ende e kontrolluar, edhe pas dy vitesh, dhe drejtësia nuk po ecën përpara…”, ka shkruar një përdorues. ‘Kjo është ajo që po lexoj… Shpresoj që ajo të jetë mirë. Shpresoj që ajo të bëjë atë që do dhe të jetë e lumtur. Asgjë më shumë.’

Të tjerë u përqendruan në fotot ku pozon topless, e cila vjen pasi djali i saj Jayden, i kishte kërkuar nënës së tij që të ndalonte së postuari imazhe të tilla në rrjetet sociale.

Duke mbuluar gjoksin me duar, Britney Spears nuk ndalet me pozatDuke mbuluar gjoksin me duar, Britney Spears nuk ndalet me pozatDuke mbuluar gjoksin me duar, Britney Spears nuk ndalet me pozat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kryetarja e…