Duket e çuditshme, por edhe Google u godit nga pandemia

30 prill 2020 | 09:37

Ju e dini që ndikimi i koronavirusit në ekonomi është serioz kur Google shqetësohet për humbjen e të ardhurave. Në fakt, për herë të parë, gjiganti i teknologjisë pritet të shohë një rënie të konsiderueshme të të ardhurave nga reklamat. Si përgjigje ndaj kësaj, kompania do të përgjysmojë buxhetin për marketingun përsa i përket pjesës së mbetur të vitit 2020. Kompania rriti të ardhurat me 13% në tremujorin e fundit, një suprizë kjo duke marrë parasysh pandeminë, por pritet një ulje e ndjeshme e të ardhurave nga reklamat. Pra, shkurtimi i buxhetit është një vendim paraprak i Google duke marrë parasysh se situata s’do të jetë e lehtë.

Me gjasë keni menduar që nëse ndonjë kompani do të ishte imune ndaj koronavirusit, padyshim që do të ishte Google. Më shumë kohë në shtëpi, më shumë fëmijë dhe prindër para ekranit të kompjuterit dhe telefonit, sigurisht që duhet të përkthehet në më shumë fitime për kompaninë. Por jo. Ndonëse raportet tregojnë se koha e shpenzuar në Google është rritur me 70% për shkak të pandemisë, nga ana tjetër ka një “presion” të vazhdueshëm për shkak të të ardhurave të marketingut.

Me fjalë të tjera, Google siguron pjesën më të madhe të të ardhurave përmes reklamave që shfaqen në Google Ads, të cilat nisin nga reklamat që dalin në ekran e deri te produktet dhe shërbimet e tjera. Në 2018-n, u tha se 70% e të ardhurave të kompanisë vinin nga reklamat. Në 2019-n, të ardhurat u rritën me 134 miliardë dollarë më shumë.

Analistët parashikojnë që Google dhe Facebook do të humbasin 44 miliardë dollarë nga të ardhurat e reklamave këtë vit. Po kështu, industria e udhëtimeve – një nga më të goditurat – përbën 15% të reklamave në Google. Shtojmë edhe anulimin e ngjarjeve të rëndësishme kulturore dhe sportive që gjithashtu i dhanë një tjetër goditje marketingut.

Megjithatë, Google është shumë më tepër sesa një motor reklamash dhe kompania investon edhe në fusha të tjera, që do të thotë se rifillimi post-pandemi do të jetë i vështirë, por sigurisht pritet që Google do t’i mbijetojë krizës. Anabell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës…