Duket identik si Neymari, tifozi futet në stadium… të gjithë bëjnë foto me të – duke menduar se është futbollisti

28 nëntor 2022 | 18:39

Brazili po luan përballë Zvicrës duelin e dytë në grupin G. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, teksa Neymari është mungesa e madhe e pesë herë kampionëve të botës.

Sulmuesi i PSG-së dëmtoi kaviljen në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Serbisë. 30-vjeçari pritet të mungojë edhe në sfidën e fundit të fazës së grupeve ndaj Kamerunit, për të qenë gati për takimet me eliminim direkt.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku një person i maskuar si Neymar ndodhet në shkallët e stadiumit “Stadium 974” mes tifozëve brazilianë.

Këta të fundit ndihen të lumtur për faktin që kanë pranë idhullin e tyre, teksa nuk mungojnë fotografitë me yllin e Brazilit, por asgjë nuk është e vërtetë, pasi ai është Neymari i vërtetë./ss

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, në një intervistë për…