Dumnica, fshati që kontribuoi në lirinë e Kosovës

28 mars 2020 | 15:49

Shkruan: Sami Fejza

Si shumë fshatra në të gjithë Kosovën në të cilat ishin në shërbim të luftëtarëve të lirisë është edhe fshati Dumnicë (Komuna e Vushtrrisë), që ishte edhe komandanti Gani Imeri i cili me vëllanë e tij Qemail Imeri ishin radhitur nga viti 1998 në shërbim të luftës për lirinë e vendit.

Familja Imeri dha kontribut të jashtëzakonshëm për luftëtaret e lirisë dhe për rajonin e Vushtrrisë.

Kjo familje ishte komplet në shërbim të vendit e ushtrisë së popullatës ku nuk kursyen asgjë vetëm e vetëm se të lirohen nga okupatori serbosllav që me shekuj ushtronte dhunë ndaj gjithë shqiptarëve.

Qemail Imeri nga vullneti i madh dhe i jashtëzakonshëm që kishte, një djalë i ri u angazhua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare në Drenicë ku më vonë kur Ushtria Çlirimtare po zgjerohej edhe më shumë ishte koha që Qemail Imeri të kalonte në zonën e Shalës në Brigadën 141 ‘Mehë Uka’.

Qemali ishte një luftëtar me vullnet dhe dëshirë të madhe që Kosovën ta shihte të lirë, kontribuoj dhe luftoj deri në përfundimin e luftës në radhët e ushtrisë Çlirimtare.

Familja Imeri e njohur edhe me kontributin e dhënë në humanizëm e bujari shqiptare edhe në luftë për liri, ku në një emision nëna e Qemalit 80-vjeçare tregon në emisionin N’Kosova Show për kontributin e dhënë gjatë luftës, ku e gjithë shtëpia e familjes Imeri ishte në shërbim luftës.

Ajo tregonte po ashtu që kur u formua Ushtria Çlirimtare, ishin djemtë e vëllezërit Imeri që ndihmuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe nëna e vëllezërve Imeri ishte e kënaqur dhe krenare që kishte rritur fëmijë si Qemail.
Qemail Imeri me vëllezërit e tij Imeri, pas luftës iu kthyen jetës edhe kontributit për zhvillimin e vendit, ku me të gjithë vëllezërit e vet filluan punën dhe angazhimin e tyre në kompani ndërtimi.

Kjo kompani, sot është një ndër kompanitë më të mirënjohura, e quajtur “Ariani Company”, e njohur në gjithë Kosovën.

Qemail Imeri është drejtor gjeneral i kompanisë. Të gjithë vëllezërit, me bujari e krenari vazhdojnë aktivitetin e punës më afër 450 punëtorë.

Një ndërmarrje mjaft e mirë për Komunën e Vushtrrisë dhe për gjithë Kosovën.
Projektet e kësaj kompanie i kanë dhënë një pamje shumë të bukur të gjitha pikave ndërtimore në Vushtrri.

Familja Imeri veçohet për humanizmin e dhënë në ndihmat për skamnor.
Kontributi dhe të arriturat e familjes Imeri nga Dumnica na bëjnë krenarë dhe meritojnë çdo respekt dhe mirënjohje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në historinë më të re të Kosovës përmenden, kujtohen (me…