Dumoshi: Falë kësaj qeverie jemi nën sanksione nga aleatët

14 shtator 2023 | 16:56

Deputetja e Lidhjes Demokratike, Vlora Dumoshi, ka thënë se për herë të parë Kosova është nën sanksione nga miqtë e saj ndërkombëtar që e ndihmuan në shtetndërtim. Duke folur për ngritjen e çmimeve e inflacionin e lartë, Dumoshi ka thënë se mbi 70 për qind e qytetarëve janë shprehur se rritja e çmimeve ka vështirësuar jetën e tyre.

Vendi, siç u shpreh ajo, ka mbetur pa punëtorë dhe po qeveriset nga “njerëz që nuk e duan punëtorin e as mirëqenien”

“Falë kësaj qeverie jemi nën sanksione nga aleatët tanë, nga ata që na ndihmuan në shtetndërtim. Mbi 70 për qind e qytetarëve janë shprehur se rritja e çmimeve ka vështirësuar jetën e tyre. Sektorë të tërë kanë mbetur pa punëtorë dhe për herë të parë po ikin mjekë, policët e po mbesim pa të rinj. Për herë të parë, Kosova po udhëhiqet nga njerëz që nuk e duan punëtorin e as mirëqenien”.

“Ky vend ka pasur parti politike dhe në kohën kur VV-ja nuk ka qenë në Kuvend, sot shumica e VV-së kanë qenë nga regjimet e vjetra. Sot ju keni dështuar, në ekonomi dhe shihni çmimet që kemi mbi 50 për qind rritje të shportës familjare”, tha ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më pak se një vit nga Olimpiada “Paris 2024” Shqipëria…