Dumoshi ngushëllon familjen e Bujar Lahut

03 janar 2021 | 22:22

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, ka ngushëlluar pas ndarjes nga jeta të artistit dhe profesorit Bujar Lahu.

Dumoshi deklaroi se veprat e piktorit do të jenë frymëzim për shumë gjenerata.

“Pikturat e bukura e të punuara me shumë dashuri, me dorën e tij të artë do të jenë frymëzim për shumë gjenerata”, shkroi Dumoshi. “I shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij”, ka deklaruar Dumoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keni dëgjuar ndonjëherë për Arrera Automobili?, shkruan Alberto Amedeo Isidoro…