Dumoshi priti në takim Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës

28 shtator 2020 | 17:26

Përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, gjatë një takimi me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë kërkuar heqjen e kufizimit të muzikës pas orës 21.00.

Ata me këtë rast ngritën çështjen e nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit për promovimin e kulturës së ushqimeve që ka Kosova.

Në takim ministrja Dumoshi theksoi që të gjitha sferat janë prekur nga pandemia e këtu nuk bën përjashtim as sektori i gastronomisë, si ndër sektorët më të prekur.

Ajo gjithashtu shpalosi objektivin për shtytjen përpara të trashëgimisë shpirtërore ku aktualisht po mblidhen dosjet dhe këtu parashihen të hyjnë edhe ushqimet tradicionale.

“Resorët e ministrisë janë më të prekurit sepse MKRS-ja mbulon fusha të cilat janë shumë të gjëra në shoqëri dhe të cilat lidhen direkt me ndërveprimin njerëzor”, tha Dumoshi.

Në takim u diskutua për promovimin e trashëgimisë së zonave të ndryshme Kosovës në gastronomi si dhe promovimin e industrisë prodhuese ushqimore tradicionale.

Ministrja Dumoshi shpalosi në takim idenë për digjitalizimin e pikave referuese të ushqimit ku do të identifikohen zonat e Kosovës për çka prodhojnë në fushën e ushqimit si dhe mundësinë e përkrahjes së shoqatës në ndërlidhje me objektivat programore të MKRS-së.

Organizimi i festivaleve të ushqimeve tradicionale që ka Kosova ishte një pikë tjetër e diskutimit të këtij takimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Shtëpia Botuese “Rotpunktverlag” ia ka botuar në fund…