Dumoshi: Rinia do të jetë prioritet gjatë mandatit tim

11 shkurt 2020 | 15:09

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, ka pritur në takim zëvendëssekretarin Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Dumoshi ka thënë se gjatë mandatit të saj si ministre rinia do të jetë prioritet.

“Rinia do të jetë ndër prioritetet gjatë mandatit sa do të udhëheq Ministrinë. Sektori i rinisë do ta ketë mbështetjen e plotë dhe përkushtimin tim. Do të bashkëpunojë ngushtë me organizatat që merren me çështjet e rinisë duke përfshirë edhe RYCO-n”, ka thënë Dumoshi.

Ajo ka falënderuar përfaqësuesit e RYCO-s për angazhimin në sektorin e rinisë, duke kërkuar po ashtu që të rinjtë e Kosovës si dhe Kosova si shtet të përfaqësohen në mënyrë sa më dinjitoze në të gjitha nismat rajonale.

Ndërsa përfaqësuesit e RYCO-s, ia kanë uruar marrjen e detyrës ministres Dumoshi dhe e kanë njoftuar për aktivitetet e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe për projektet që RYCO ku ka mbështetur organizatat rinore dhe shkollat e mesme në Kosovë dhe në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se ai e…