Durmishi anulon vendimin për përgjysmimin e biletave për disa kategori

18 mars 2022 | 17:18

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Shoqatën e Transportit Rrugor, të kthejnë çmimet si kanë qenë më parë.

“Ne si ministri kemi marrë vendim pas shumë diskutimeve që kemi pasur me Shoqatën e Transportit Rrugor, kemi ardhur në një dakordim dhe përfundim të përbashkët, dhe duke e pasur parasysh që ka rënë çmimi i naftës, që çmimet të kthehen në gjendjen në të cilën kanë qenë, për kategoritë që kanë qenë, do t’i kthejnë çmimet e biletave qysh kanë qenë”.

Tutje, Durmishi ka thënë se është hequr padia nga Shoqata e Transportuesve kundër vendimit të ministrisë..

Kurse, kryetari i shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj ka falënderuar ministrinë për shfuqizimin e këtij vendimi.

“Zotohemi që nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave për udhëtim”, ka shtuar ai.

“Në emër të të gjithë Operatorëve Ekonomik të shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve në kuadër të Oda Ekonomike e Kosovës, falenderojmë zv. Ministrin e MMPHI –së, Hysen Durmishi për shfuqizim të vendimit me nr. 2016 duke u zotuar se Shoqata do të punojë ngushtë me MMPHI për të gjitha çështjet me interes të përbashkët duke përkrahur MMPHI.

Gjithashtu edhe nga Shoqata regjionale kemi marre zotimin se OE nuk do të kenë ngritje të çmimeve aktuale pa marre parasysh ngritjes se çmimeve te derivateve te naftës dhe studentet do te jene te privilegjuar ne baze te vullnetit te Operatorëve Ekonomik si deri me tash” ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, Ruzhdi Kurtishaj pas takimit me zëvendësministrin e Transportit Hysen Durmishin.

Një javë më parë, Durmishi pati marrë vendim që të përgjysmohet çmimi i biletës, për fëmijët, studentët, invalidët e luftës dhe pensionistët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të premten në…