Osmani: Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë ekzistenciale dhe strategjike

18 mars 2022 | 17:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të premten në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë. Ky delegacion udhëhiqej nga Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare për siguri kombëtare e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden.

Pas këtij takimi, presidentja Osmani në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë ekzistenciale dhe strategjike. “Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t`i forcuar më tej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike, prandaj sot pata nderin ta mirëpres në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë, të udhëhequr nga znj. Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e presidentit Biden. Marrëdhëniet me ShBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike!”, ka shkruar Osmani.

Delegacioni nga Shtëpia e Bardhë, i cili shoqërohej nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
19.03.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…