Durmishi: Do ta padisë Pal Lekajn për dy shpifje
20 janar 2022
| 23:57
Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se është duke përgatitur padi për shpifje ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj.
“Unë jam duke përgatitur një padi për të, për shpifje të ulëta që ka bërë ndaj meje mbrëmë në dy raste. E para shpifjet për çështjet personale, familjare, si dhe për akuzën e nënshkrimit të kontratës 50 milionë euro për hekurudhën”, tha Durmishi në Prime Time në kanal10.



