Durmishi: Do të ketë takime dhe pritet marrëveshje me Nismën

16 korrik 2025 | 08:17

I pyetur për koalicione e takime të mundura mes Vetvendosjes dhe të partive tjera, zv/ministri Hysen Durmishi konfirmoi aludimet se kreu i LV-së, Albin Kurti, do të zhvillojë takim me atë të Nismas, Fatmir Limaj.

“Ka pasur takime dhe pritet të ketë. Shpresoj që të ketë marrëveshje sa më shpejt e ta tejkalojmë këtë situatë. Marrëveshje me Nismën. Ne kemi kërkuar me LDK-në, por ata nuk po përgjigjen”, deklaroi ai në Politiko.

Ndërkaq, i pyetur se a do t’i jepet posti i kryeparlamentarit Limajt, Durmishi tha se e tëra kjo varet prej negociatave gjatë takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas raportimeve nga…