
Duro: Do ta dorëzoja licencën nëse Mazrekaj nuk do ishte më i miri me Kombëtaren
Ish-trajneri i Dritës së Gjilanit, dhe tani i KF Laçit, Shpëtim Duro ka qenë i ftuar në emisionin “Jashtë loje”, ku ndër tjerash ka folur edhe për ish-futbollistin e KF Prishtinës.
Duro ka thurur elozhe për futbollistin nga Prishtina, Mentor Mazrekajn, një futbollist që talenti dhe cilësitë kurrë nuk i kanë munguar.
Trajneri shqiptar deklaroi se do të kishte dëshirë ta shihte të luante me Kombëtaren shqiptare, ku ka bindjen e plotë se do të ishte më i miri në fushë.
“Mazrekaj është i ftohtë, është tip i çuditshëm. Është i keqi i vetes. Futbollist i jashtëzakonshëm, djalë i mirë edhe për veten edhe për grupin. Po bisedoja para ca ditësh me një drejtues. Do të kisha dëshirë të luante 45 minuta me Kombëtaren”.
“Unë do ta dorëzoja licencën nëse ai nuk do ishte më i miri me Kombëtaren”. Di të luajë futboll”, deklaroi Shpëtim Duro.
Mazrekaj këtë sezon po shkëlqen me fanellën e Laçit në Kategorinë Superiore, duke qenë futbollisti kyç i skuadrës së Duros në luftën për titull të kampionit.