Haradinaj ndanë medalje për bashkëluftëtarin e tij
30 mars 2021
| 15:04
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot bashkëluftetarin e tij, Azem Veselin, të cilit i ka ndarë medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Azemi ka qenë prej luftëtarëve të orëve të para.
“Azemi, që ishte prej luftëtarëve të orëve të para, udhëhoqi me sukses Brigadën 133 ‘Adrian Krasniqi’. Me këtë rast i kam ndarë medaljen ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’ për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.



