
Duro, pas barazimit me Ballkanin: Ne merituam fitoren
05 nëntor 2020
| 16:00
Feronikeli lëshoi dy pikë në ndeshjen ndaj Ballkanit, duke lejuar që mysafirët të barazojnë rezultatin në minutën e katërt shtesë.
Trajneri i “Niklit”, Klodian Duro është i bindur se skuadra e tij meritoi tri pikët nga derbi ndaj Ballkanit.
“Mendoj se ne merituam tre pikët, sepse kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në të gjitha aspektet. Mos të harrojmë që përball kishim një ekip si Ballkani që me mërit kryeson Superligën, por ne atë që dhamë gjatë lojës e pamë gjithë që Feronikeli është i fort dhe në pak kohë do të rikthehet atje ku i takon kësaj skuadre”, ka deklaruar Duro.
“Më vjen keq për djemtë sepse dhamë gjithçka në fushë dhe në fund merituam tre pikët”, ka shtuar trajneri nga Shqipëria.
(Epoka e re)