
Dushi, Kurtit: Mund t’i marrësh edhe 500 mijë vota, por je i paguximshëm dhe i paaftë për të qeverisur
03 prill 2021
| 11:24
Zyrtari i LDK-së dhe ish zëvendësministri për Drejtësi, Florian Dushi, ka reaguar pas paralajmërimit të sotëm të kryeministrit të Kosovës, njëherësh liderit të LV-së, Albin Kurti, i cili ka thënë se ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin presidente, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Mundesh me i marrë edhe mbi 500 mijë vota në zgjedhje, por ti prapë mbetesh i njëjtë, i paguximshëm me marrë përgjegjësi dhe i paaftë me qeverisë. Ti prap improvizon diçka sa për t’u viktimizuar, gjen dhe shpall një fajtor, dhe vrap dezerton nga ajo çfarë të dhanë votuesit, besimin për të qeverisur ashtu siç iu premtove!”, ka shkruar Dushi në llogarinë e vet në “Facebook”.