Dy derbi në rrethin e dytë të Kupës

18 nëntor 2019 | 12:51

Sot (e hënë) është hedhur shorti për rrethin e dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë rreth do të zhvillohen dy derbi. Fituesja në fuqi e Kupës, Feronikeli do të përballet në Drenas me Llapin, kurse në Suharekë, Ballkani e pret skuadrën e Dritës nga Gjilani. Ndeshjet e këtij rundi zhvillohen më 27 nëntor nga ora 12:30.

Çiftet e rrethit të dytë

2 Korriku – Istogu
Dukagjini – Besa
Vëllaznimi – Ferizaj
Arbëria – Onix
Vitia – Ramiz Sadiku
Ulpiana – Liria
Malisheva – Gjilani
Feronikeli – Llapi
Dardana – Vllaznia
Ballkani – Drita
Dardanët – Trepça ‘89
Flamurtari – Vushtrria
Minatori – Prishtina
Drenica – Fushë Kosova
Trepça – Drenasi
A&N – KEK-u

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, po merr pjesë në Forumin…