
Dy derbi në Superligë
Sot (e enjte) zhvillohen dy ndeshje derbi në Superligën e Kosovës në futboll. Në Drenas, ish-kampioni i elitës, Feronikeli, e pret skuadrën lidere, Ballkanin.
Ky i fundit është duke kaluar çaste fantastike dhe synim ka maksimumin e pikëve edhe ndaj “Niklit”. Vendësit që drejtohen nga Klodian Duro në ndeshjen e fundit luajtën baras me Gjilanin dhe në këtë ndeshje synojnë fitoren.
Ndeshje e fortë do të zhvillohet edhe në Gjilan, ku skuadra e Gjilanit e pret Llapin. Vendësit luajnë për tri pikë në mënyrë që të ruajnë hapin për titull, kurse llapjanët, që ishin shfaqur të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë dhe kishin paralajmëruar braktisjen e garave, kanë ndryshuar mendim pas një takimi që kanë pasur drejtuesit e klubit me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.
SUPERLIGA
Sot takohen:
13:30 Feronikeli – Ballkani
13:00 Gjilani – Llapi
Trepça ’89-Drita 0-1
Prishtina-Arbëria 1-0
Besa-Drenica 0-0
Tabela
1. Ballkani 10 25 pikë
2. Drita 9 22
3. Gjilani 10 17
4. Drenica 11 15
5. Prishtina 10 14
6. Trepça ’89 11 14
7. Feronikeli 10 11
8. Arbëria 11 11
9. Besa 11 6
10. Llapi 9 5
(V.Z / Epoka e re)