Dy federata sportive pranohen në KOK

08 dhjetor 2020 | 15:16

Federata e Golfit e Kosovës dhe Federata e E-sporteve janë pranuar në Komitentin Olimpik të Kosovës si anëtare të përkohshme.

Vendimi për pranimin e këtyre dy federatave është marrë në mbledhjen e 54-të të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut. Në këtë mbledhje po ashtu është vendosur që si pasojë e vështirësive financiare të krijuara nga pandemia Covid-19, KOK-u të mbështesë Federatat Sportive të Kosovës nga fondi i rimëkëmbjes i fituar nga Komiteti Olimpik i Evropës (KOE) dhe Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC).

Gjithashtu u miratua rekomandimi për shpërblime i Federatës së Xhudos së Kosovës për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, pas rezultateve të arritura në Kampionatin Evropian “Pragë 2020”. Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka fituan medaljet e bronzta.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…